E vetmja pikturë e Leonardo da Vinçit e disponueshme në treg për publikun, do të dalë në ankand për një çmim fillestar prej 100 milionë dollarë.

Piktura, e përshkruar si “Grail i Shenjtë” nga koleksionistët është portereti i Jezu Krishtit i quajtur Salvator Mundi.

Ajo do të dalë në shitje të mërkurën në shtëpinë e ankandit Christie's në Nju Jork.

Puna e piktorit italian të Rilindjes, besohet se është mes 20 pikturave që ai ka bërë.

Salvator Mundi është blerë nga koleksionuesi rus Dmitri Rybolovlev, i cili e bleu për 127.5 milionë dollarë rreth 4 vite më parë dhe tani ka paditur një tregtar zvicerian pas një mosmarrëveshje mbi çmimin.

/Ora News.tv/