Një pikturë e famshme e artistit të njohur Edward Hopper është shitur në një ankand në New York për një shumë marramendëse.

Chop Suey u shit për gati 92 milion dollarë.

E pikturuar në vitin 1929, Chop Suey është puna më e shtrenjtë e Hopper e blerë ndonjëherë në ankand.

Ajo ishte një nga 91 pikturat moderne amerikane të vendosura në ankand nga pasuria e sipërmarrësit amerikan Barney Ebsworth, i cili vdiq në prill.

Chop Suey u ble nga Barney Ebsworth për 180.000 dollarë në vitin 1973.

 'Woman as Landscape' e vitit 1955 të Willem de Kooning u shit në të njëjtin ankand të Christie për 68.9 milionë dollarë.

/Ora News.tv/