“Pika trëndafil” është romani i parë shkencor i Mimoza Hafizit. Jo vetëm një politikane e njohur, por një studiuese e madhe në fushën e fizikës, autorja sjell një rrëfim unik ku shkrihet letërsia dhe fizika.

Përmes imagjinares dhe reales, personazhesh të trilluar, por të zakonshëm në mejdisin shkencor, “Pika trëndafil”, një roman shkencor i shkruar nga Mimoza Hafizi, i fton lexuesit të rrugëtojnë përmes një rrëfimi unik ku shkrihet letërsia dhe astrofizika. Autorja rrëfen përmes shkencës së veshur me petkun letrar, natyrën njerëzore e cila nuk rresht së kërkuari të zbulojë të fshehtat e universit.

Hafizi: Kam shkruar me shumë emocion për zbulimet që njerëzimi ka arritur të penetrojë kaq thellë në univers. Gjithë jetën ja kam kushtuar kategorisë rinore. Emocionin që japin zbulimet e mëdha tja kaloj studentave, por publiku duhet tja kalojë me një gjuhë tjetër dhe kjo ishte përpjekja ime.

Titulli i romanit “Pika trëndafil” është një stilizim i emrit të planetit i cili është më afër Tokës por jashtë sistemit diellor. Romani merr përsipër të paralelizojë ndërveprimet e universit me marrëdhëniet dhe ndjenjat njerëzore. Përmes rreshtash manifestohet natyra njerëzore e cila lufton për mbijetesë dhe nuk ndalet të përhapë llojin e vet në univers.

/Ora News.tv/