Kukësi barazoi me shifrat 2-2 në shtëpi përballë Luftëtarit. Një pikë që ka kënaqur trajnerin e verilindorëve, Peter Pacult që pas takimit është shprehur:

"Nuk është se dallohet në fytyrën time, por dua t’i përgëzoj klubin dhe lojtarët pasi kemi bërë 5 muaj shumë të mirë. Jemi me plot meritë në vendin e dytë.

"Unë jam i lumtur që morëm atë pikë që na duhej në këto momente. Luftëtari ka treguar që është ekip me kualitet, barazoi edhe javën e kaluar me Partizanin. Dua të përgëzoj lojtarët e mi. Ekipin e morëm në vendin e katërt, ndërsa tani arritëm vendin e dytë. Them se kemi bërë një punë shumë të mirë, dhe ekipi e meriton këtë moment që po kalojmë. Shpresojmë të vazhdojmë me këtë ecuri, edhe pas këtij takimi. Komplimenta të gjithëve."-tha austriaku.

 


/Ora News.tv/