Të bëhesh futbollist duhet që në radhë të parë të jesh dhe njeri, dhe këtë e ka pasqyruar mjaft mirë sulmuesi kroat Mario Mandzukic.

Ylli i Juventusit ka shpenzuar 4.000 euro për blerjen e pijeve që do konsumoheshin në vendlindjen e tij gjatë ndeshjes mes Kroacisë dhe Rusisë.

Lajmi u konfirmua nga "Radio Slavonija". Sipas po kësaj mediaje, mbështetësit u mblodhën në Kështjellën e Brodit në Slavonski Brod dhe mbajtën etjen gjatë kohës shtesë dhe një penallti.

Kjo nuk është hera e parë që 32-vjeçari ka treguar bujarinë për atdheun e tij, pasi vitin e kaluar ai ka dhuruar rreth 20,000 euro për zjarrfikësit në Dalmaci.

/Ora News.tv/