Phillips: Ngritja e memorialit turk e gabuar, nuk i nderon viktimat

Phillips: Ngritja e memorialit turk e gabuar, nuk i nderon viktimat

Profesori i Universitetit të Kolumbias, David Phillips në një intervistë për "Zëri i Amerikës" komentoi ngritjen e memorialit turk në kodrat e Liqenit, në Tiranë.

Phillips u shpreh se ngritja e memorialit në Shqipëri është e gabuar, nuk i nderon viktimat e vërteta të Tiranisë së Erdoganit

Phillips: Viktima e vërtetë e të ashtuquajturit grusht shteti në Turqi është populli turk. 100 mijë vetë u hoqën nga puna, 50 mijë janë vendosur në hetim administrativ, 151 gazetarë janë arrestuar. Turqia ka më shumë gazetarë në burgje sesa çdo vend tjetër. Dhe ka disa pikëpyetje të vërteta lidhur me faktin nëse ishte vërtet një grusht shteti. Disa thonë se ishte një grusht shteti i kontrolluar që e menaxhoi presidenti Erdogan dhe që u përdor për të justifikuar shtypjen kundër shoqërisë. Ngritja e memorialit në Shqipëri është e gabuar, nuk i nderon viktimat e vërteta të Tiranisë së Erdoganit dhe procesi nuk ishte transparent.

EMISIONET