Pezullohet "llogaria" e Vladimir Putin në Twitter

Twitter ka pezulluar një llogari që pretendonte se ishte profili zyrtar i Presidentit rus Vladimir Putin në gjuhën angleze.

Rrjeti social njoftoi kishte pezulluar "@putinRF_eng për imitimin bazuar në një raport të vlefshëm që morën nga zyrtarët rusë".

Llogaria me gati një milionë ndjekës thuhet se është krijuar në vitin 2012 dhe ka vendosur kryesisht lidhje zyrtare me paraqitjet publike të Putin.

Shumë prej ndjekësve të tij besonin se llogaria ishte reale.

Twitter, pas marrjes së këshillave nga zyrtarët rusë njoftoi: "Llogaritë Twitter që portretizojnë një person tjetër në një mënyrë konfuze ose mashtruese mund të pezullohen përgjithmonë".


EMISIONET