Xhirimet për filmin e ardhshëm të James Bond janë pezulluar pasi aktori Daniel Craig dëmtoi kyçin e këmbës.

Raportohet se aktori pësoi lëndime ndërsa po xhironte skenat për  Bond 25 në Xhamajka.

Sipas The Sun, filmimi në Pinewood Studios në Londër, i cili ishte planifikuar për këtë fundjavë, është anuluar.

"Ai ishte duke vrapuar gjatë xhirimeve kur rrëshqiti dhe u rrëzua,"-tha burimi. "Daniel kishte shumë dhimbje dhe po ankohej për kyçin e këmbës. Ai u zemërua për atë që ndodhi dhe hodhi xhaketën në tokë i frustruar."

Nuk ka informacione se kur do rinisin xhirimet.

/Ora News.tv/