Pezullohet boksieri bullgar që puthi në buzë gazetaren live

Pezullohet boksieri bullgar që puthi në buzë gazetaren live

Kubrat Pulev është pezulluar pasi puthi forcërisht në buzë një reportere. Vendimi është marrë nga Komisioni Shtetëror i Atletikës në Kaliforni.

Boksieri bullgari i peshave të rënda, puthi gazetaren në transmetim direkt.

Ndërsa gazetarja e Vegas Sports Daily, Jennifer Ravalo i bënte pyetje, bullgari e kapi dhe e puthi. 

Në deklaratën e CSAC thuhet: "Përpara se të licencohet për tu ndeshur edhe një herë boksieri Kubrat Pulev duhet me patjetër të dalë para komisionit dhe të demonstrojë principet e respektit."

Ravalo tha se incidenti ishte i turpshëm. Por në një postim në rrjetet sociale, Pulev pretendon se janë miq dhe bënë shaka për puthjen.

"Gazetarja, Jenny është një mike e imja dhe pas intervistës isha aq shumë i gëzuar saqë i dhashë një puthje. Më vonë atë natë, ajo na u bashkua mua dhe shokëve të mi në festën e fitores. Në video, pas puthjes të dy qeshëm dhe falënderuam njëri-tjetrin. Me të vërtetë që nuk ka asgjë tjetër,"-shkroi ai.

Incidenti ndodhi pasi gazetarja e pyeti nëse mund të përballej me ish kampionin e botës Tyson Fury në të ardhmen.

Pulev u përgjigj me 'po', para se të puthte me forcë Ravalon.

Tifozët e kritikuan rëndë 37-vjeçarin për veprimin e tij në mediat sociale.

EMISIONET