Sulmi ndaj gjyqtarit i ka kushtuar karrierën futbollistike sulmuesit spanjoll, Dani Gomez.

28 vjeçari i cili aktivizohet me Ayamonte, skuadër e Primera Andalusa në Spanjë, u skualifikua me 25 ndeshje, çka detyroi sulmuesin të varë "këpucën mbi gozhdë" për këtë sezon. Vendimi për ta pezulluar u mor pasi Gomez sulmoi fizikisht gjyqtarin e takimit, gjatë një ndeshje të zhvilluar mes Ayamonte dhe Los Rosales.

Skualifikimi i rëndë i mbyll dyert këtë sezon, duke qenë se deri në fund duhen edhe 22 javë. Por dënimi i Gomez nuk mbyllet me kaq. Ai duhet të paguajë edhe 250 euro, ndësa klubi i tij u penalizuar më 1 pikë në renditje.

/Ora News.tv/