Petro Koçi në "Arena": Meta në konflikt interesi, e ekzagjeroi

Petro Koçi në "Arena": Meta në konflikt interesi, e

I ftuar në emisionin Arena në RTV ORA News, zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka komentuar deklaratat e Presidentit Meta ditën e sotme, që tha për hir të zgjidhjes së krizës politike është i gatshëm të dorëzoj mandatin dhe të vetëflijohet.
Koçi tha se Meta e ekzagjeroi sot me këto deklarata.

Pjesë nga debati

Koçi: Ndërhyrja e Presidentit sot, më shumë ka tentuar të rrisë preceptimin në rrafshin ndërkombëtar për një krizë të thellë në Shqipëri.

Hila: Mos e keni kërcënuar për një grusht shteti kur tha se do të bënte si Allende?

Koçi: Gjuha e Metës ishte e ekzagjeruar. Ishte jashtë mundësisë për të argumentuar, dhe justifikuar, nuk besoj se ka mundësi ta justifikojë atë teori. Nëse flasim për Allende dhe gjejmë Pinoçientin, ju e dini cili është ai historiku i skenës politike shqiptare, është Bërisha që vrau 4 Alliende me 21 janar. Është e ekzagjeruar, dhe me ketë qëndrim Meta e ka të pamundur që të dale mbi palët, sepse është duke u bërë palë me opozitës, perveç faktit që është në konflikt interesi, sepse është President, dhe gruaja e tij është kryetare e një partie të konsidetrueshme në peshë në vend. 


EMISIONET