Petkovic pyetet për shqiponjën e Shaqirit dhe Xhakës: Atmosferë e mrekullueshme

Petkovic pyetet për shqiponjën e Shaqirit dhe Xhakës:

Golat e shqiptarëve Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka i dhanë fitoren Zvicrës. Dy lojtarët festuan me simbolin e shqiponjës, duke ekzaltuar të gjithë. 

Gjithashtu dhe Shaqiri kishte flamurin e Kosovës në atletet e tij. Kjo bëri që të vërshëllehej nga tifozët serbë kur u thirr emri i tij.

Pas fitores trajnerit të kombëtares zvicerane, Vladimir Petkovic iu kërkua të komentonte gjestet por përgjigja e tij ishte kjo: "Ju nuk duhet të përzieni kurrë futbollin me politikën. Janë emocione. Ishte një atmosferë e mrekullueshme dhe kjo duhet të mbështetet. Ne të gjithë duhet të qëndrojmë larg politikës në futboll dhe të fokusohemi tek ky sport si një lojë e bukur dhe  që i bashkon njerëzit"

 Ai u duk i qetë pas fitores ndaj Serbisë.

"Pas pjesës së parë askush nuk do të kishte besuar se do ta kishim rikthyer rezultatin. Kishte aspekte negative dhe pozitive këtu. Edhe pse ne ishim në disavantazh në pjesën e parë ne mbajtëm kokën lart. Ajo që është me rëndësi ishte zhvillimi i mentalitetit të fituesit. Edhe pse jemi në disavantazh ne tentojmë të jemi optimist dhe të fitojmë secilën ndeshje.  Kishim dy-tre shanse të mëdha në gjysmën e parë, por ne u dhamë atyre shumë kohë, shumë hapësira. Për performancën e Shaqirit mendoj se ai ka bërë një gjysmë të mirë të pjeses se dytë, ka evoluar shumë, ka lëvizur shumë. Kjo ndeshje duhet të jetë një rrugë përpara për Xherdan Shaqarin. ”  u shpreh Vladimir Petkovic.

Më 27 qershor zhvillohet ndeshja e fundit e Zvicrës ndaj Kosta Rikës në Grupin E. 

Shqiptarët e Zvicrës mposhtin Serbinë në Rusi, Xhaka e Shaqiri festojnë me shqiponjë (VIDEO)


  

EMISIONET