Peticion për Teatrin, Vokshi: Do të ndërtohen 3 kulla, Meta ta pengojë shembjen

Peticion për Teatrin, Vokshi: Do të ndërtohen 3 kulla, Meta ta

Aleanca për Teatrin ka nisur mbledhjen e firmave për një peticionin ku i kërkohet Presidentit Meta që të mos e kalojë ligjin për Teatrin pas miratimit të mazhorancës në Parlament. Pas takimit me disa artistë dy deputetet e PD, Albana Vokshi dhe Dhurata Çupi kanë firmosur peticionin kundër shembjes së Teatrit. Demokratët theksuan se kompanisë private do t’i jepen 8 mijë metra katrorë nga trualli i Teatrit dhe mbi këtë truall do të ndërtohen 3 kulla.

Vokshi: Janë rreth 8 mijë metra katrorë të cilat Edi Rama me këtë akt antiligjor, antikushtetues dhe për të mos thënë të pamoralshëm do t'ia japë kompanisë për të ngritur 6 kulla të larta, 3 prej të cilave janë në territorin që i përket Teatrit Kombëtar.

Vokshi u shpreh se PD do të bëjë gjithçka që qeveria të tërhiqet nga projektligji për shembjen e Teatrit, por nëse një gjë e tillë nuk do të ndodhë deputetja demokrate i kërkoj Metës që të mos e mos i hapë rrugë këtij akti antikushtetues.

Vokshi: Bëjmë thirrje Presidentit të Republikës z Ilir meta të mos i hapë rrugë këtij akti antikueshtetues që grabit shqiptarët dhe pasuron më tej Ramën.

Artistët ftuan qytetarët që të firmosin peticionin para Teatrit Kombëtar ose online në mënyrë që të ndalojnë shembjen e godinës së Teatrit.

EMISIONET