Pierre Emerick Aubameyang është kthyer në një emër shumë të dashur nga  shumë trajnerë që shikojnë tek sulmuesi gabonez, lojtarin ideal për të gjetur golin dhe duke përfituar nga marrëdhënia jo shumë e mirë e klubit të Dortmund me sulmuesin, shumë skuadra janë vendosur në radhë për të firmosur me lojtarin që në merkaton e janarit.

Për situatën që po kalon Aubameyang tek verdhezijtë është kujdesur edhe trajneri i Dortmund, Peter Bosz që i ka hedhur më shumë benzin zjarrit.

Në prag të ndeshjes kundër Realit të Madridit, tekniku hollandez është shprehur:

Është një lojtar i shpifur, shumë i dobët… Po bëj shaka. Shpresoj të mos shkojë në Madrid. Është një lojtar ndryshe dhe ka kualitetin e duhur për në Madrid, por shpresoj të mos e dijë këtë dhe të qëndrojë me ne”.- përfundon Peter Bosz

/Ora News.tv/