Fansat e Ariana Grande dhe Mac Miller janë zemëruar. Kjo për shkak të një thashethemi të përhapur gjerësisht në mediat sociale, duke pretenduar se Pete Davidson i dërgoi Mac Miller foto intime me Ariana Grande.

Sipas pretendimeve të rënda, këngëtarja u nda nga i fejuari i saj Pepe sapo zbuloi lajmin.

Padyshim që lajmi ka shkaktuar mjaft polemika, për shkak se Mac vdiq nga një mbidozë e drogës vetëm 1 muaj më parë në moshë shumë të re.

Sipas thashethemeve, Davidson i dërgoi reperit të ndjerë foto intime me Grande, për ti dhënë fund shpresave të Miller për të.

Ndërsa thuhet se 26-vjeçarja e zbuloi këtë gjë nga të afërmit e Mac dhe i dha fund fejesës me komedianin.

Nuk është ende e qartë nëse lajmi është i vërtetë.

Ariana Grande ishte në një lidhje me Mac Miller për 2 vite. Dhe menjëherë pasi i dha fund marrëdhënies me të u fejua me Pete Davidson.

Ndërsa lajmi për ndarjen nga Pete doli më 14 tetor.

/Ora News.tv/