Pesticidet, eksperti: S'kemi laborator të specializuar, as ligj të produktet

Diskutimi i kahershëm për përmbajtjen e pesticideve në produkt dhe kontrollin e tyre mbetet ende prezent. Teksa mjekët ngrenë shqetësimin se pesticidet janë shkaku kryesor për kancerin e gjakut, ekspertët e bujqësisë thonë se në vendin tonë mungon baza kryesore për kontrollin e mbetjeve kimike në produkte. 

Pilku: Ne nuk kemi asnjë laborator të specializuar. Ky është një nga problemet dhe pastaj ky është problemi që kemi shumë produkte me mbetje pesticidesh.

Sipas ekspertit Ilir Pilku, një tjetër shqetësim që lidhet me sigurinë ushqimore në vendin tonë, mbetet edhe fakti se në ligjin e ushqimit, mungojnë aktet nënligjore për përcaktimin e normativave të mbetjeve për frutat dhe perimet.

Pilku: Ligji nuk i ka të përcaktuara normativat, ashtu siç i ka BE për të gjitha produktet. 

Për fermerët të cilët eksportojnë, iu duhet që të kryejnë analizat e mbetjeve në produkte jashtë vendit, pasi Shqipëria nuk iu mundëson një laborator të akredituar, duke bërë kështu që të kenë një kosto të shtuar. Ndërkohë, ministria e Bujqësisë e pyetur nga Ora News në lidhje me këto shqetësime nuk ka ende një përgjigje.


EMISIONET