Pësoi atak në zemër, Iker Casillas qetëson tifozët

Portieri spanjoll, Iker Casillas ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore pasi pësoi atak në zemër.

Në një postim në Twitter, ish-kapiteni i Real Madrid qetësoi fansat duke thënë se është në gjendje të qëndrueshme dhe nënë vëzhgimin e mjekëve.

Casillas shkroi se u frikësua shumë por shtoi se vazhdon të qëndrojë i fortë.

Portieri pësoi atak në zemër mëngjesin e së mërkurës ndërsa po stërvitej me klubin e tij të Portos.

"Casillas është mirë, në gjendje të qëndrueshme dhe problemi i zemrës është zgjidhur,"-shtoi klubi Portos.


EMISIONET