Pësoi 3 gola, Strakosha vlerësohet nga mediat italiane

Pësoi 3 gola, Strakosha vlerësohet nga mediat italiane

Sfida mes Atalantës dhe Lacio-s dhuroi spektakël dhe 6 gola, me takimin që u mbyll në paqe 3-3, ndërsa për të dyja skuadrat në portë qëndronte një shqiptar, përkatësisht Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha, me këtë të fundit që ka marrë edhe vëmendjen e mediave italiane, që e kanë vlerësuar paraqitjen dhe pritjet e 22 vjeçarit që pavarësisht se pësoi 3 gola u shfaq në lartësinë e duhur gjatë gjithë takimit.

Në artikullin kushtuar Strakoshës, mediat italiane shkruajnë:

Fillimisht në pjesën e parë ai ndali Petagnan për golin e avantazhit 3:0 të skuadrës së Gasperinit dhe më pas i mohoi golin sulmuesit argjentinas Papu Gomez për 4:2-shin që mund të kishte hipotekuar fitoren e zikaltërve.

Pas përfundimit të takimit, gjatë një interviste për mediat  numri 1 i portës bardhekaltër thekson se i vjen mirë për momentin pozitiv që po kalon por sipas tij, Lazio duhet të rikthehet ajo e disa javëve më parë.

 “Mund të përmirësohemi për të arritur nivelet e larta të klasifikimit. E kisha vlerësuar shumë këtë ndeshje dhe besoja te fitorja por nuk ia dolëm mbanë. Kemi cilësi për t’i bërë ballë çdo kundërshtari. 

Sfida ndaj Atalantës ishte edhe një derbi shqiptarësh pasi kolegu i tij Etrit Berisha me të cilin duelon për një vend edhe në kombëtare, mbrojti portën e bergamaskëve. 

“Nuk mendoj për këto lloj duelesh, unë dëshiroj vetëm të përmirësohem sa më shumë
”, thekson numri 1 i Lazios.

EMISIONET