Pështyu kundërshtarin, FA me dorë "të hekurt" ndaj mbrojtësit

Pështyu kundërshtarin, FA me dorë "të hekurt" ndaj

Gjashtë ndeshje pezullim dhe kërcënim nga tekniku David Moyes, për mbrojtësin e West Ham, Arthur Masuaku për veprimin e tij në ndeshjen kundër Wigan Athletic.

Gjatë një dyluftimi, Masuaku pështyu Nick Powell, veprim që u dënua nga gjyqtari kryesor, që e përjashtoi 24 vjeçarin me karton të kuq.

Masuaku ka kërkuar falje për veprimin e tij një ditë më pas, duke pranuar se ishte e papranueshme dhe se reagimi nuk ishte pjesë e karakterit të tij.

"Unë jam shumë i trishtuar sepse menaxherët dhe trajnerët kanë shumë besim tek unë, por unë do të punoj shumë për ta fituar përsëri. Ishte një veprim i momentit dhe jashtë karakterit tim, por e di që ishte krejtësisht e papranueshme dhe unë do përpiqem të mësoj nga kartoni i parë i kuq në karrierën time ".

Federata Angleze e Futbollit ka konfirmuar se ish-lojtari i Olympiacos do të pezullohet për gjashtë ndeshje, teksa do të humbasë ndeshjet ndaj Crystal Palace, Brighton, Watford, Liverpool, Swansea City dhe Burnley, duke u rikthyer në ndeshjen brenda ndaj Manchester United më 18 mars.

EMISIONET