"Peshqit e mëdhenj", Basha-Lu-së: Janë në krahët e tuaj në çdo pritje zyrtare

"Peshqit e mëdhenj", Basha-Lu-së: Janë në

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu përgjigj nga Parlamenti ambasadorit Donald Lu për peshqit e mëdhenj, duke theksuar se ata janë podiumin e qeveris dhe në çdo pritje zyrtare.

Basha: Mos gënjeni veten tuaj zotëri ambasadorë se shqiptarët nuk gënjehen më. Peshqit e mëdhenj janë në krahët e tuaj në çdo pritje zyrtare dhe në podiumin e qeverisë këtu në Parlament. Edi Rama zgjodhi  krimin dhe jo Shqipërinë dhe sot ai nuk del dot më nga vatha e krimit. 

Ai nuk është thjesht një politikan ballkanik i korruptuar dhe i inkriminuar, ai është një politikan i kapur dhe kontrolluar tërësisht nga krimi. Shqipëria ka nevojë për ndryshime të mëdha, por ndryshimi i parë është largimi i Edi Ramës dhe regjimit të tij kriminal. Vetëm atëherë Shqipëria do të shohë përpara me optimizëm.

EMISIONET