Aksident i rëndë në Peshkopi, humb jetën çifti i bashkëshortëve

Aksident i rëndë në Peshkopi, humb jetën çifti i

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën çiftit të bashkëshortëve në Peshkopi.

Mësohet se çifti ishte duke udhëtuar me motor, kur në rrugën Peshkopi-Maqellarë u përplas me një automjet.

Sipas informacioneve fillimisht ndërroi jetë 34-vjeçari dhe më pas bashkëshortja e tij.

"Në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi, shtetasi A.B, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se është përplasur me një motoçikletë dhe për pasojë kanë humbur jetën dy bashkëshortë që udhëtonin me motorçikletë", sqaron policia.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e policisë, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit rrugor.

EMISIONET