Ky peshkatar gjeti një mënyrë të ndryshme për të peshkuar. Në vend të grepit ai përdori magnetin në mënyrë që të kapte objektet metalike në fund të një liqeni.

Por Adam Hastings, 22 vjeç, arriti të nxirrte nga uji një "thesar".

E gjitha ka ndodhur në liqenin e parkun Cheltenham, ku kasaforta ishte e mbushur me stoli, orë, medalje të ushtrisë dhe letra të ndryshme.

“Para se ta nxirrja kasafortën, magnetin e hodha në ujë për më shumë se pesë herë, por nuk kapa asgjë. Në tentimin e fundit ku magneti preku fundin e liqenit, hasa në diçka të metaltë. Për ta dokumentuar thesarin, i kërkova një gruaje që kishte nxjerrë për shëtitje qenin të më filmoj me telefon”, ka deklaruar 22-vjeçari që është i papunë.

Shikoni të gjitha FOTOT duke klikuar këtu:


/Ora News.tv/