Peshkatari sulmohet nga peshkaqeni në varkën e peshkimit

Peshkatari sulmohet nga peshkaqeni në varkën e peshkimit

Ky është momenti kur një i ri i sulmuar nga një peshkaqen transportohet në spital me helikopter. I riu u kafshua në këmbë në një anije peshkimi bregun e Cornwall.

 Max Berryman, 21 vjeç, i cili thuhet se ka pësuar një goditje deri në brendësi të muskujve nga peshkaqeni u transportua për në Spitalin Mbretëror Cornwall në Truro nga një helikopter i rojës bregdetare.

I riu nga Penzance, Cornwall, pësoi plagë në këmbë kur një peshkaqen i porsalindur u soll në kuvertë në rrjetat e peshkut dhe ekuipazhi po përpiqej ta lëshonte përsëri në ujë.

Shkalla e lëndimeve të Berrymanit dhe gjendja e tij aktualisht janë të panjohura, pasi ai ende po trajtohet në spital.

EMISIONET