Peshkatari kap kallamarin gjigant, shokohen fshatarët

Një peshkatar i paidentifikuar arriti të shkëpusë një kallamar 2.4 metra të gjatë dhe ia paraqiti atë fshatarëve të habitur, të cilët dyshojnë se mund të ketë më shumë si ai.

Krijesa gjigante u tërhoq nga bregu të shtunën në mëngjes në rajonin e largët të ishullit të Taëi-taëi, Filipine.

Banorët e tronditur u mblodhën rreth kallamarit të bardhë të ndritshëm për ta matur, ndërkohë që e kishin vendosur në tokë.

Harold Eduardo Curtis, një peshkatar i ishullit që pa kallamarin tha: “E njoh peshkatarin që kapi këtë kallamar. Ishte shumë e vështirë ta merrte për shkak të peshë. Tipari i bukur i kësaj krijese është pastërtia dhe ngjyra e bardhë e shndritshme. Ishte kallamar i shëndetshëm dhe i ri. Mishi i tij do shijojë shumë.”

Ai vijoi duke thënë se është më i madhi që është kapur ndonjëherë në atë zonë dhe duket sikur vjen nga një familje e madhe në oqean.

EMISIONET