Peshkatare si Michelle

Peshkimi është një nga hobit më të dashur të njerëzimit dhe larg saj nuk ka mbetur as bukuroshja seksi, Michelle Dalton.

28-vjeçarja e cilësuar dhe si Mbretëresha e Peshkimit, dëshiron të inkurajojë gratë e tjera për të praktikuar këtë sport, ndërsa fotografitë e saj me peshq të llojeve të ndryshme po bëjnë xhiron e botës.

Michelle peshkon në kohën e saj të lirë pasi gjyshi i saj e mësoi atë kur ishte gjashtë vjeç. Në intervistat e saj, bukuroshja nga Florida ka pohuar se sëbashku me gjyshin e saj dilte në brigjet e lumejve dhe kanaleve pranë shtëpisë së saj për të kapur peshk.

Pasioni i saj për peshkimin e ka kthyer Dalton në një nga më të ndjekurat në "Instagram" ku momentalisht numëron rreth 183 mijë fansa.










EMISIONET