Peshkaqeni sulmon adoleshentin sërfist

Peshkaqeni sulmon adoleshentin sërfist

Një djalosh i ri u dërgua në spital ditën e sotme pasi u sulmua nga një peshkaqen teksa bënte sërf në plazhet e bregut lindor të Australisë.

Cooper Allen, 17 vjeç, u dërgua menjëherë në spital pasi u sulmua nga një peshkaqen që besohet të jetë i racës së bardhë.

Nga raportimet e para, peshkaqeni e kishte kafshuar në kofshën dhe këmbën e djathtë, rreth orës 9 të mëngjesit me orën logale në plazhin e quajtur Lighthouse.

Sërfistët e tjerë e ndihmuan adoleshentin e plagosur për të dalë nga deti, dhe e shtrinë në rërë që një infermiere të kujdesej për të.

Tani i riu është në një gjëndje stabël dhe jashtë rrezikut për jetën.

 

 

EMISIONET