Pesë Yjet dhe Lidhja drejt dakortësimit, 24 orë kohë

Pesë Yjet dhe Lidhja drejt dakortësimit, 24 orë kohë

Propozimi për një qeveri të përkohshme dhe neutrale deri në zhvilimin e zgjedhjeve të parakohshme e kërkuar nga Presidenti italian pas ngërçit paszgjedhor që për 2 muaj rresht mbërtheu Italinë, nuk ka bindur forcat kryesore politike.

Përveç Partisë Demokatike, të gjitha partitë e tjera nuk kanë pranuar në parim krijimin e një qeverie nga Presidenti si dhe muajin dhjetor të propozuar nga ai për zhvillimin e zgjedhjeve të reja.

Ndërsa Italia pret emërimin e Kryeministrit dhe Ministrave të qeverisë së përkoshme.

Lëvizja 5 Yje e Partia Lidhja i janë kthyer dialogut politik për të gjetur gjuhën e përbashkët në krijimin e një aleance qeverisëse.

Gjatë ditës së sotme lideri i 5 Yjeve Luigi Di Maio dhe Matteo Salvini i Lidhjes kanë zhvilluar një takim mes tyre dhe me një deklaratë të përbashkët i kanë kërkuar Presidentit të Republikës 24 orë kohë për arritjen e një konsensusi qeverisës.

Nëse dhe brenda kësaj kohe nuk arrihet dakortësia mes tyre, atëherë Presidenti Mattarella do të emërojë kreun dhe përbërjen e ekzekutivit të ri të zgjedhur nga ai.

Deklarata e fundit publike e kreut të 5 Yjeve, Luigi Di Maio, ka hedhur poshtë veton kundër një aleance me Silvio Berlsuconin, që prej dy muajsh ka penguar aleancën qeverisëse mes 5 Yjeve e të djathtëve.

"Asnjë veto kundër Berlusconit, është shprehur ai, Duam dialog vetëm me Lidhjen."

Ndërkohë gjatë ditës së sotme pritet dhe takimi i Matteo Salvinit me liderët e forcave të tjera të koaliconit të djathtë.

E gjithë Italia pret një përgjigje përfundimtare për qeverinë e re. Kësaj here kjo përgjigje ka veç dy zgjidhje; ose një qeveri e përkohshme e propozuar nga Presidenti Mattarella ose qeveri koalicioni mes 5 Yjeve dhe Lidhjes.

EMISIONET