Pesë shenja që tregojnë se një ëngjëll është pranë teje

Pesë shenja që tregojnë se një ëngjëll

Ëngjëjt janë qenie jo fizike të cilët vibrojnë në një frekuencë të ndryshme nga e jona. Këta ‘roje shpirtërore’ kërkojnë gjithnjë të udhëheqin veprimet dhe të prezantojnë mendimet që sjellin përfitime për ne.

Është mister fakti se si këta ëngjëj vijnë të na mbrojnë e të kujdesen për ne. Zakonisht nuk manifestohen me prezencë fizike, por mund ta ndjesh praninë e tyre.

Pesë shenjat e listuara më poshtë, janë disa nga eksperiencat më të zakonshme, të sjella nga njerëzit në mbarë botën.

1. Ndryshimi i temperaturës

Dhoma mund të bëhet më e ngrohtë ose më e ftohtë në mënyrë të pashpjegueshme. Prezenca e tyre mund të ngadalësojë ose përshpejtojë molekulat në ajër, të cilat bëjnë të mundur nddryshimin e temperaturës. Kushtoji vëmendje asaj që po bën ose po mendon dhe provo të kuptosh se çfarë po përpiqen të të komunikojnë.

2. Aroma të pashpjegueshme

Ke qenë ndonjëherë në shtëpi apo në një vend ku ke ndjerë parfume të rastësishme dhe aroma e tyre ishte jashtëzakonisht e mirë? Nëse mund të ndjesh ktë parfum rreth teje dhe është shumë i mirë, një ëngjëll mund të jetë një përqafim larg teje. Çfarë ndjeve? Për çfarë mendove?

3. Të shohësh drita me ngjyra të ndryshme

Të shohësh drita rreth teje, tregon për prani të ëngjëjve. Mund të dallosh një dritë të vakët ose të ndërgjegjësohesh për hijet që të rrethojnë. Mos kri frikë. Ëngjëjt nuk duan të të bëjnë keq.

4. Komunikimi përmes ëndrrave

Mund të mos kujtohesh për ëndrat, por do të ndihesh më i lehtë, më i fortë dhe i sigurtë për rrugën që do të marrësh në jetë.

5. Të ndjesh se dikush po të ndjek

Ndjesia do shoqërohet nga një ndjenjë besimi dhe dashurie. Nëse je vetëm dhe ndjen se dikush është në dhomë me ty, kij besim në intuitën tënde. Ëngjëjt po përpiqen të të mbrojnë.

EMISIONET