Para Qendrës së Kulturës në Sofje, janë parë pesë serbë, të cilat kanë protestuar kundër pranisë së delegacionit kosovarë, që është duke marrë pjesë në Samitin e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor në Sofje.

Ata mezi kanë mbajtur në duar një pankartë me mbishkrimin “Kosova është Serbi” dhe mbishkrime tjera kundër Bashkimit Evropian dhe NATO’s, transmeton Kosovapress.

Edhe mediat në Beograd janë alarmuar sot, pas pjesëmarrjes së Kosovës në këtë Samit. Atje është raportuar se me pjesëmarrjen e Kosovës në Samit, Serbia ka pranuar pavarësinë e Kosovës.

/Ora News.tv/