Ushqeheni mirë dhe ushtroheni shumë, por pesha juaj nuk ndryshon?

Mund të ketë një shpjegim të habitshëm se pse ju nuk humbisni peshë.

Ja pesë arsyet:

1. Nuk flini gjumë mjaftueshëm

Mungesa e gjumit çuditërisht mund të kontribuojë në shtimin e peshën rreth belit.

Studiuesit kanë treguar se ata që flenë 6 ose 8 orë gjumë gjatë natës kanë shans më të madh për të arritur qëllimin e humbjes së peshës, sesa ata që flenë më pak ose më shumë.

2. Pini kafe

Nëse pini shumë kafe në ditë, tani duhet të mendoheni mirë. Ju mund të mendoni se kafja ju ndihmon të digjni kalori shpejt por në fakt e vërteta nuk është kështu.

"Kur bie niveli i sheqerit në gjak, truri jonë na dërgon menjëherë drejt ushqimit për të dërguar sheqerin në gjak në nivelin e duhur,"-thotë studimi.

3. Ushtroheni shumë

Padyshim që kjo është surprizë e madhe.

Studiuesit thonë se bërja e shumë ushtrimeve fizike mund të ketë efekt negativ në humbjen e peshës.

4. Pini ujë të gazuar

Megjithëse uji i gazuar nuk përmban sheqer apo ëmbëlsues artificiale, dioksidi i karbonit, mund të çojë në rritje të peshës nëpërmjet çlirimit të grelenit, enzimë që stimulon oreksin.

5. Jeni të stresuar

Stresi mund të ketë një efekt të thellë në metabolizmin dhe shëndetin e zorrëve.

Sa më shumë të stresuar që jemi, aq më shumë trupit i shtohet masa e yndyrës dhe muskujve.

Nëse doni të hiqni masën yndyrore atëherë duhet të çlodhni trupin dhe mendjen.

/Ora News.tv/