Robbie Williams ka pranuar se i pëlqen të konsumojë marijuanë, madje ka pirë edhe një cigare kanabis në Buckingham Palace.

Dhe tani këngëtari i famshëm do të furnizohet pafund me substancën narkotike, pasi bashkëshortja e tij Ayda Field thuhet se ka instaluar një fermë me marijuanë në bodrumin e shtëpisë së tyre në Los Angeles, ku përdorimi rekreativ i drogës është i ligjshëm.

Sipas reperit Big Narstie, i cili pretendon se ka vizituar plantacionin me marijuanë, Ayda ia kishte bërë dhuratë Williams në përvjetorin e martesës.

"E pashë dhuratën që ajo i dhuroi në përvjetorin e martesës. Ishte një fermë e tërë me marijuanë në bodrumin e tyre në LA. A është e ligjshme? Po është,"-tha ai.

Robbie ka qenë i hapur për përdorimin e tij të drogës, por ka pranuar se ka luftuar me varësinë dhe pretendon se ka qenë vetëm '24 orë larg vdekjes' në kulmin e varësisë së tij.

Robbie dhe Ayda janë martuar në vitin 2010 së bashku dhe kanë dy fëmijë së bashku.

/Ora News.tv/