Presidenti aktual i FSHF-së Armand Duka së bashku me kryeministrin e vendit Edi Rama kanë inauguruar sot zyrat e reja të FSHF-së.

Në fjalën e tij, Presidenti aktual Duka falenderoi qeverinë dhe kryeministrin Rama për mbështetjen që i ka dhënë këtij projekti. Ai vlerësoi bashkëpunimin me qeverinë duke uruar që edhe përurimin e stadiumit në Tiranë të bëjnë bashkë.

Duka:  Jam krenar që sot pas shumë vitesh realizuam ëndrrën tonë për të pasur një qendër të mirëfilltë të FSHF. Një kompleks që nuk ka në përbërjen e saj vetëm zyra, por një projekt që ka një mini stadium me 500 vende me të gjitha kushtet dhe me të gjitha parametrat për të zhvilluar të gjitha aktivitetet. Do të jetë një shtëpi e komplentuar e futbollit shqiptar.

Ky është një investim i FSHF një bashkëpunim me qeverinë dhe kryeministrin Rama që e ka mbështetur fort këtë projekt. E gjithë toka është vënë në dispozicion të këtij projekti falas nga qeveria shqiptare. Është vazhdimi i projekteve dhe bashkëpunimeve të suksesshme që kanë pasur vitet e fundit FSHF me qeverinë shqiptare. Ju jeni dëshmitarë i investimeve të përbashkëta të bëra të cilat i kanë ndryshuar faqen futbollit shqiptar, "Elbasan Arena", "Loro Boriçi" në Shkodër dhe gjithaashtu jemi në përfundim të një stadiumi kombëtar në Tiranë. Një stadium modern dhe  jam i bindur që do të jetë më i miri në rajon që do të presë ndeshjet e ekipit kombëtar dhe tifozët e saj dhe do ti shërbejë zhvillimit të futbollit. Të gjithë bashkë ne besoj se mund të bëjmë akoma më shumë për futbollin shqiptar, të jampin më shumë suksese, të kemi më shumë rezultate pozitive, të kemi sa më shumë fëmijë që luajnë futboll. Dhe uroj që pas 18 muajsh të jemi bashkë për të inauguruar përfundimin apo fillimin e këtij kompleksi për futbollin shqiptar.

/Ora News.tv/