Studentet ne protesta gjithmone e kane çuar shoqerine shqiptare nje hap me përpara, historia shqiptare e ka treguar kete. Megjithëse nje nga kerkesat e studenteve u miratua sot nga ministria, lista e problemeve qe kerkojne zgjidhje te menjëhershme është shume me e gjate se kater pikat qe ngrene ata. 

Me kujton pak protesten e studenteve me 8 dhjetor 1990 ku ata kerkuan fillimisht permiresim te kushteve ekonomike (njesoj si studentet tani kerkojne heqje tarife dhe permiresim te konvikteve), por jo rrezim te regjimit komunist, madje edhe i mbeshteten me naivitet reformat gjasme "demokratike" te Ramiz Alise. Shume me vone, pasi u siguruan te gjitha palet se komunizmi kishte rene perfundimisht, skema ndryshoi: me hir apo me pahir, protesta mori nota politike per ndryshimin e sistemit, edhe pse fatkeqesisht nuk mundi ta rrezoje dot ate plotesisht. 

Protesta, edhe pse e mbeshtes fuqimisht, tregon fatkeqesisht se ne shqiptaret ngrihemi ne kembe vetem kur na prekin te "leku". Ngrihemi per tarifen, nuk ngrihemi per kapjen e sistemit arsimor nga politika dhe mediokriteti, per korrupsionin; per paralizimin e kerkimit shkencor ne te gjitha instancat e saj, pasojat e te cilit i kane mbi supe nxenesit, studentet dhe gjithe shoqeria; nuk ngrihemi per fenomenin e plagjatures qe ka pllakosur pedagoge e studente. 

Nga ana tjeter, nuk ngrihemi per mbushjen e auditoreve me analfabete qe vetem me shkollen nuk kane lidhje, por politika sa finoke, aq edhe mendjeshkurter i rras neper fakultete per te ulur fiktivisht statistikat e punesimit te rinise. Per mungesen e shkollave te mesme profesionale qe do te shfrynte shifren e kandidateve te denje per universitet; per kushtet barbare ne te cilat zhvillohet ora e mesimit - klimaterike dhe teknike; per dhunimin e mendimit te lire te rinise neper auditore nga mendesite e ngushta te profesoreve duke pergatitur vit pas viti qenie robotike qe nuk dine te mendojne, ose qenie oportuniste qe zor se do sjellin ndryshim ne fushen ku do punojne. Nuk ngrihemi per te mbrojtur studentin e talentuar qe braktis vendin se ketu punen e gjen me mik me kollaj shoku i tij qe nuk njeh as auditor dhe as mesim etj, etj, etj, etj, etj, etj, etj, etj, etj, etj, etj... 

Me pak fjale: Protesta e studenteve sot eshte nje shenje e mire se na zgjon nga plogeshtia dhe na kujton ne si shoqeri civile dhe institucioneve te tjera sa shume gjera nuk shkojne ne kete vend, ku politika vazhdon te jete pa vizion, dhe per me keq e kthyer kunder qytetareve te saj. Por, euforia nuk duhet te na marre mendjen qe te mos ngreme kerkesa me afatgjata, pertej interesit te ngushte material, nese duam te ndryshojme vertete diçka per veten sot dhe te tjeret pas nesh.

/Ora News.tv/