Përshëndetje! Ju prezantojmë robotin që shkruan në 10 gjuhë

Një robot i ri në SHBA sapo ka mësuar të shkruajë  fjalën "përshëndetje" në 10 gjuhë.  Pas trajnimit për të shkruar me dorë karaktere japoneze, ai arriti ta shkruante këtë fjalë edhe në 9 gjuhë të tjera, përfshirë greqishten, anglishten.

Roboti është krijim i studiuesve të Universitetin Brown dhe ishte në gjendje të skiconte edhe një  të "Mona Lisës" të Leonardo da Vinçit.

Roboti ka një algoritëm të veçantë që i lejon atij të realizojë me një stilolaps që mban dorën e tij robotike - imazhe ose fjalë të ndryshme, vetëm duke i parë ato.

Algoritmi përdor dy rrjete të thella të të nxënit që analizojnë imazhet e një fjale ose një skeme dhe konkludojnë se cilët janë "lapsat" më të mirë për të rikrijuar fraza ose skica.

Ndryshe nga robotët e tjerë që duhet të programohen dhe ushqehen me informata relevante paraprakisht, roboti i ri mëson vetëm se si të shkruajë diçka që ai kurrë nuk e ka parë më parë.

Pra, nëse e sheh shprehjen "përshëndetje" në anglisht ose në një gjuhë tjetër, roboti mund ta shkruajë gjithashtu.

Kreu i grupit të studiuesve që kanë punuar për këtë projekt, Atsunobu Kotani, thotë se njerëzit që shohin një fjalë të shkruar e kanë të vështirë ta dallojnë nëse kjo është shkruar nga roboti apo dora e njeriut. E njëjta gjë vlen edhe për skicat.

Roboti do të prezantohet në Konferencën Ndërkombëtare mbi Robotikën dhe Automatizim në maj.

Saktësia e tij për të shkruajtur karaktere nga gjuhë të ndryshme arrin 93% (më shumë se një fëmijë gjashtëvjeçar siç tregohet nga testet krahasuese) dhe mund të përmirësohet më tej.

Hulumtuesit parashikojnë se në të ardhmen robotë të tillë do të komunikojnë më mirë me njerëzit në punë, duke lënë shënime "shkrimi me dorë", skicime dhe diagrama.



EMISIONET