Përplasjet Kinë-SHBA, Pekini: Braktisni mentalitetin e Luftës së Ftohtë

Përplasjet Kinë-SHBA, Pekini: Braktisni mentalitetin e Luftës

Kina ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili në fjalimin e tij të parë për kombin amerikan tha se Kina dhe Rusia janë rivale që sfidojnë vlerat dhe ekonomine e SHBA. Ministra e Jashtme e Kinës në një konferencë për shtyp tha se Uashingtoni duhet të heqë dorë nga mentaliteti i Luftës së Ftohtë.

Ministria e Jashtme e Kinës i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara, që të heqin dorë nga mentaliteti i Luftës së Ftohtë dhe nga idetë e vjetëruara të një loje pa vlerë që nuk çon askund.

Reagimi i menjëhershëm nga Pekini erdhi, pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e konsideroi Kinën si rivale.

Në fjalimin e tij të parë në seancën e përbashkët me Kongresin amerikan, ai deklaroi se rivalët si Kina dhe Rusia po sfidojnë vlerat, interesin dhe ekonominë e SHBA.

Në kundërpërgjigje të Trump, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Hua Chunying, në një konferencë për shtyp ditën e mërkurë nënvizoi, se Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë interesa të gjera dhe të përbashkëta mes njëra-tjetrës.

E pyetur nga gazetarët për komentet e Trump, ajo nënvizoi se interesat e përbashkëta ishin shumë herë më të mëdha sesa dallimet mes dy vendeve.

Presidenti amerikan duket se e ka përmendur Kinën më shumë rezerva kur fliste për praktikat tregtare në fjalimin e tij vjetor. Trump përsëriti se tregtia e drejtë dhe reciproke ishte e domosdoshme.

Megjithatë ai është përqendruar edhe në sfidat madhore të politikës së jashtme, me të cilat ballafaqohen Shtetet e Bashkuara.

Rikujtojmë se administrata amerikane Trump ka akuzuar edhe më më parë Pekinin për abuzimet tregtare.

EMISIONET