Përplasje mes deputetëve të VV dhe PDK, ndërhyn Veseli dhe Haradinaj

Seanca e sotme plenare në Kosovë u shoqërua me tensione që eskaloi deri në përplasje fizike mes deputetëve të VV-së dhe PDK-së.

Gjithça nisi kur ministrja Dhurata Hoxha gjatë fjalimit të saj tha se Vetëvendosje është e ndikuar nga Rusia.

Ministrja e Integrimeve e cila në kohën kur ka vdekur Astrit Dehari ka qenë ministre e Drejtësisë është penguar të flas nga deputetët e VV-së të cilët madje e kanë quajtur kriminele.

Kjo detyroi kryesuesin Xhavit Haliti që të japë 5 minuta pushim.

Nga ky çast filloi edhe përplasja në mes të deputetëve të VV-së dhe atyre të PDK-së që janë shumë afër me ulëse.

Liburn Aliu dhe Sali Zyba ishin të gatshëm të përleshen me deputetët e partisë.

E të gatshëm për t’u përleshur ishin edhe deputetët e PDK-së, sidomos Nezir Çoçaj. Për të mos kaluar në përleshje fizike kanë ndërhyrë deputetët tjerë, madje edhe të LDK-së, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli por edhe kryeministri Ramush Haradinaj. Të gatshëm për të intervenuar u panë edhe sigurimi i Kuvendit të cilët vetëm prisnin urdhrat./KosovaPress/

EMISIONET