Përplasje me armë zjarri dhe shkopinj bejsbolli, arrestohen shqiptarët

Përplasje me armë zjarri dhe shkopinj bejsbolli, arrestohen

Tre të rinj shqiptarë në Itali kanë rënë në prangat e policisë pas një përplasje me armë. Të arrestuarit janë shtetasit Joland Muliu 28 vjeç, Gjergji Piku 21 vjeç dhe Aurel Xhili 22 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës në sheshin “San Pietro”, qendren hostorike të Acerras në Napoli,  ku një grup shqiptarësh janë përfshirë në një konflikt me armë.

Sakaq në të njëjtën kohë, në klinikën lokale Villa dei Fiori janë paraqitur për të marrë mjekim pas plagëve me armë zjarri 28-vjeçari Muliu dhe 21-vjeçari Piku, te cilet ndodhen jashte rrezikut per jeten edhe pse njeri prej tyre ka kerkuar transferim ne nje klinike me te specializuar ne Napoli.

Policia italiane gjeti dhe sekuestroi disa gëzhoja. Nga hetimet mësohet se gjithçka kishte nisur nga një makinë e parkuar në zonën e jashtme të klinikës, e cila kishte në pjesën e jashtme shenja të shtënash me armë dhe brenda sedilja e mbushur me gjak.

Në parkim ishte prezent edhe 22-vjeçari Xhili, i cili u arrestua gjithashtu.

Brenda mjetit u gjetën edhe dy shkopa bejsbolli, të cilat u sekuestruan nga policia.

Po sipas hetimeve, shkëmbimi i zjarrit ka ardhur pas një sherri mes emigrantësh që fillimisht ka nisur si rrahje me shkopa bejsbolli dhe më pas degjeneruar në goditje me armë.

Dëshmitë e para kanë qenë konfuze, ndërsa ngjarja mund të kishte përfunduar në masakër.

Një nga të shtënat me armë ka thyer derën e dyqanit të një luleshitësi, në rrugën “Pennino”, disa hapa nga sheshi “San Pietro”.

Në atë moment dyqani ishte i hapur dhe kishte njerëz jashtë dhe brenda.

Bizneset e ndryshme të Acerra kanë filluar të qëndrojnë hapur edhe të dielave për shkak të afrimit të Krishtlindjeve.

Ndërsa hetimet vazhdojnë, mbeten ende të paqarta shkaqet e ngjarjes.

EMISIONET