Përplasje dhe akuza midis Çulit dhe regjisorit Çipi për ndërtesën e Teatrit Kombëtar

Përplasje dhe akuza midis Çulit dhe regjisorit Çipi për

Debati i shpërthyer ditët e fundit për ndërtesën e Teatrit Kombëtar është shoqëruar me debate të forta edhe në studion e "360Gradë" në Ora News.

Regjisori Kastriot Çipi pyeti drejtorin në detyrë të Teatrit, Hervin Çuli nëse kishte ndonjë projekt për Teatrin, por ky i fundit tha se nuk ishte në dijeni.

Pjesë nga debati:

Çipi: Katër vjet pasi ndërtesa konsiderohet e rrezikshme për jetën dhe larg o Zot do kishim vdekur 400-500 vetë. A keni bërë ju ndonjë studim? A keni nisur punën për një projekt të ri?

Çuli: Ajo godinë është jashtë funksionit.

Çipi: Nuk po pyes për këtë. Ka filluar puna për një projekt të ri për Teatrin Kombëtar?

Çuli: Aktualisht nuk ndonjë projekt me sa di unë.

Çipi: Si nisën puna pa pasur një projekt? Fillimisht bëhet studimi dhe më pas hapet konkursi.
Çuli: Për këtë duhet të pyesni Erion Veliajn. Kam deklaratën publike të kryetarit të Bashkisë.

Andrea: Pastaj del problemi se askush nuk ka dijeni për asgjë.



EMISIONET