Përplasje Berisha-Balla për CEZ dhe komisionet qindra mijëra euro

Përplasje Berisha-Balla për CEZ dhe komisionet qindra mijëra euro

Shkëlzen Berisha dhe Taulant Balla u përballën në Gjykatën e Krimeve të Rënda për akuzën e shpifjes që djali i ish-kryeministrit Berisha ka paditur kreun e grupit parlamentar socialist.

Balla ka deklaruar në komision se Shkëlzen Berisha nuk ka paguar taksa për tri vite, por vetë Berisha thotë se për periudhën 2009-2011 ka paguar taksa me vlerën e 50 milion lekëve, duke mos llogaritur këtu siç tha, taksat e biznesit.

Berisha: Taulant Balla ka dalë dhe ka thënë që unë nuk kam paguar asnjë taksë për tre vite. Unë kam me vete dokumenta nga Tatimet që deklarojnë se vetëm në dy vite kam paguar 50 milion lekë taksa.

Në përgjigje, Balla tha se ka fakte për rreth 350 mijë euro të ardhura nga komisionet.

Balla: Sot isha i përgatitur të vërtetoj dy akuzat që lidhen me vlerat e përfituara nga zotëria. Zotëria thotë që është akuzuar për 200 mijë euro të ardhura nga komisioni i shitjes së një toke në fshatin Rinia në bregdet. Bëhet fjalë edhe për një transfertë tjetër 150 mijë euro. Edhe atë e kemi faturën.

Fillimisht nga Gjykata e Krimeve të Rënda doli Shkëlzen Berisha, i cili theksoi gjithashtu se nuk kishte lidhje me privatizimin e CEZ.

Shkëlzen Berisha: Në zbatim të ligjit unë kam shkuar në prokurori siç kam shkuar para komisionit dhe kam thënë ato që kam deklaruar para jush që asnjë e ardhur e imja, asnjë kontakt i imi nuk ka lidhje as me privatizimin as me aktivitetin e CEZ në Shqipëri.

Ndërkohë, Taulant Balla këmbëngul që Prokuroria të hetojë me seriozitet privatizimin e kompanisë së shpërndarjes së energjisë tek çekët e CEZ.

Balla: Ditën për diell ka tërhequr 6.8 mln euro, para të vërtetuara që kanë qenë pagesë komisioni, e thënë shqip pagesë seksesi për një privatizim më i dështuari dhe më i rëndi për shpinën e varfër të shqiptarëve, 414 mln euro dëmi i shkaktuar shqiptarëve


EMISIONET