Përplasje avokatësh, Gjokutaj: Politika po bën vettingun, Ngjela: Pse i gënjeni njerëzit?

Përplasje avokatësh, Gjokutaj: Politika po bën vettingun, Ngjela:

Avokatët Gjokutaj dhe Ngjela kanë debatuar në studion e "360 gradë" për vettingun. Sipas Gjokutaj vetingun po e bën politika, ndërsa sipas Ngjelës ky proces po bëhet nga ndërkombëtarët.

Pjesë nga debati

Gjokutaj: Që të shikojmë ne, se çfarë frutash do të japë reforma në drejtësi duhet të shikojmë raportin e saj me politikën. Ka ndryshuar raporti i politikës me drejtësinë për shkak të reformës?! Se nëse kjo politikë drejton reformën në drejtësi, sic po e drejton...

Zheji: Këtu ndahesh me avokatin. Avokati thotë që po e drejtojnë amerikanët

Gjokutaj: Po nuk do shkojnë ata të bëjnë gjyqin në sallë. Kjo politikë që e përdori drejtësinë, po kjo politikë po e bën vetingun

Ngjela: Si po e bën vetingun?! Në ONM nuk ka asnjë shqiptar. Që të gjithë kanë zbatuar kërkesën e ONM dhe ato që nuk i ka zbatuar, ONM i ka fituar në apel.

Gjokutaj: Kjo politikë që e përdori drejtësinë...

Ngjela: Pse i gënjen njerëzit, nëse je në hall gjej një avokat.

Gjokutaj: Kush është në hall mo

EMISIONET