Përplasja me armë në Vlorë mes dy grupeve, ja si u plagosën 3 personat

Përplasja me armë në Vlorë mes dy grupeve, ja si u

Një ditë pas ngjarjes në Vlorë ku mbetën të plagosur 3 persona, ditën e sotme policia ka sqaruar se ngjarja ka ndodhur mes dy grupe personash të cilët janë konfliktuar.

"Nga tërësia e hetimeve të kryera prej Grupit Hetimor të DVP Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, ka rezultuar se  dy grupe personash të cilët lëviznin me 2 automjete pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të cilat nuk bëhen të dituara për arsye hetimore, kanë qëlluar mbi njëri tjetrin me armë zjarri", informoi sot policia.

Në përfundim të veprimeve hetimore paraprake, Policia ka bërë arrestimin e shtetasve:

• Gazmir Canaj, 27 vjeç, banues në Vlorë,

• Taulant Beqiraj, 27 vjeç, banues në Vlorë,

• Eris Llanaj, 27 vjeç, banues në Vlorë,

Si edhe ka shpallur në kërkim shtetasit me iniciale Elis Murataj dhe Petrit Aliaj.

"Si rezultat i hetimeve dhe kqyrjes së kamerave ka rezultuar se shtetasi Gazmir Canaj sëbashku me shtetasit E.M., dhe P.A., kanë shtënë me armë zjarri drejtim shtetasve Taulant Beqiraj dhe Eris Llanaj, të cilët më pas janë kundërpërgjigjur", vijon policia me sqarimin.

Në vendngjarje u sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë, 10 gëzhoja dhe 2 automjete.

Vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë Vlorë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurosisë Vlorë, për veprat penale ”Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake  dhe e municionit”, të parashikuar nga nenet 76 e 22 dhe 278 të Kodit Penal.

EMISIONET