Shoferi i një treni vrau veten vetëm disa muaj pasi përplasi një këmbësor, që u hodh para mjetit për ti dhënë fund jetës.

Scott Walker nuk arriti ta përballonte tragjedinë dhe u gjet i vdekur nga policia në shtëpinë e tij në Hull.

43-vjeçari, baba i katër fëmijëve, kishte filluar të pinte shumë pasi treni që ai po ngiste goditi një këmbësor.

Këmbësori doli para trenit për ti dhënë fund jetës.

"Aksidenti i këmbësorit me tren, që u konfirmua si një vetëvrasje në janar 2018, e preku me të vërtetë Scott. Ai nuk ishte i njëjtë pas kësaj,"-tha ish partnerja e tij gjatë seancës gjyqësore në gjykatën e Hull Coroner. "Ai filloi të pinte shumë. Zakonisht më dërgonte mesazhe abuzive. Në tetor, 1 muaj para vdekjes së Scott vendosa të largohem nga shtëpia me dy djemtë tanë."

Scott punonte për Arriva Trains Norther.

/Ora News.tv/