Një i ri që goditi një këmbësor dhe u përplas në një mur me makinën e tij pas një ndjekje policore, është dërguar në burg. Gentjan Lalaj, 21 vjeç, goditi një këmbësor në Bevois Hill në mars të këtij viti.

Gjykata e Southampton dëgjoi se si Lalaj që ishte duke u ndjekur me një makinë policore, po ecte me shpejtësi 80 km në orë në një zonë të banuar, ku shpejtësia e lejuar është 48 km në orë.

Ai goditi Thomas Carey, që po kalonte rrugën në atë moment. Ai kaloi 12 ditë në spital me lëndime të rënda, duke përfshirë një lëndim të hundës dhe të gjunjëve që nuk e kanë lejuar atë të punojë.

Avokati mbrojtës, Unyime Davies tha se Lalaj nuk kishte dënime të mëparshme dhe as prani alkooli apo droge nuk u konstatuan në gjakun e tij pas incidentit.

Dënimi i gjyqtarit Nicholas Rowland tha: "Ju keni udhëtuar në mënyrë të rrezikshme në një rrugë në Southampton. Policia po përpiqej t'ju ndalonte. Z. Carey ishte duke punuar shumë dhe se dëmtimet mund të kishin qenë shumë më serioze apo edhe më të këqija se kaq".

Lalaj u shpall fajtor për shkaktimin e lëndimeve të rënda duke u dënuar me 3 vite burg.

Duke u përgjigjur pas vendimit të gjykatës, i plagosur tha jashtë ndërtesës: "Unë kam pësuar lëndime për gjatë gjithë jetës. Ai ka marrë shumë më pak se sa kam pësuar unë. Ka ndryshuar jeta ime".

/Ora News.tv/