Përplaset helikopteri, në kërkim të 13 alpinistëve

Përplaset helikopteri, në kërkim të 13 alpinistëve

Trembëdhjetë alpinistë dhe tre anëtarë të ekuipazhit janë 'zhdukur' pasi helikopteri ku po udhëtonin bëri një ulje të vështirë në malet e Taxhikistanit.

Aksidenti ndodhi të dielën në ora 17:30 (11:30 GMT), thanë zyrtarët e Taxhikistanit.

Agjencitë ruse të lajmeve thanë se helikopteri i kishte marrë alpinistët nga kampi bazë në akullnajë Fortambek në kulmin e Ismoili Somoni.

Shumica e alpinistëve mendohet të jenë rusë.

Në 7.495 metra lartësi, mali Ismoili Somoni është më i larti dhe një atraksion turistik i Taxhikistanit.

Ai është pjesë e vargmalit të Pamirit, shpesh e përshkruar si "kulmi i botës".

EMISIONET