Të paktën 50 persona kanë vdekur pasi një autobuz që udhëtonte nga Nairobi në Kisumu doli jashtë rruge.

Shumë prej viktimava vdiqën kur autobusi u përmbys. Ndërsa policia raporton se numri i të vdekurve mund të rritet pasi udhëtarët kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

"Çatia e autobusit u shqye,"-tha një zyrtar lokal, raporton BBC.

Policia raportoi se shoferi kishte humbur kontrollin dhe aksidentua në një vend të pjerrët.

"Është për të ardhur keq që kemi humbur 51 njerëz,"-i tha shefi i policisë së Kenisë, Joseph Boinnet, për radio Capital FM.

Autobusi po udhëtonte me të paktën 52 pasagjerë në kohën kur ndodhi aksidenti, mëngjesin e së mërkurës, tha policia.



/Ora News.tv/