Tre automjete janë përfshirë në një aksident rrugor në rrugën "Jakov Xoxa" në Fier.

Nga përplasja e makinave fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme të shumta materiale në mjete.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën kanë lëvizur drejtuesit e automjeteve.



/Ora News.tv/