Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Balldre - Lezhë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar. I plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore.

Ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/Ora News.tv/