Tre aksidente me 6 të plagosur në Lezhë dhe Elbasan

Tre aksidente me 6 të plagosur në Lezhë dhe Elbasan

Orët e pasdites kanë sjellë tre aksidente rrugore në Lezhë dhe Elbasan. Nga përplasja e automjeteve dhe dalja e tyre nga rruga si pasojë e shpejtësisë kanë mbetur të plagosur 5 persona.

Aksidenti i parë u shënua në superstradën Lezhë-Laç pranë zonës së njohur si Fushë Miloti, pranë kthesës së Rrugës së Kombit,  ku nga përplasja e dy makinave mbetën të plagosur dy persona. Nga përplasja një nga mjetet është përmbysur jashtë rrugës. Një grua që udhëtonte në mjet ka mbetur rreth 40 minuta poshtë veturës.

Ndërkohë aksidenti tjetër ka ndodhur në Mamurras ku një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen. Për pasojë janë plagosur drejtuesi dhe pasagjeri që udhëtonte në mjet.

Ndërkohë në Elbasan një automjet që qarkullonte me shpejtësi ka dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur në një kanal. Aksidenti sipas burimeve nga vendngjarja ka ndodhur rreth orës 15.10 në aksin që lidh qendrën e qytetit të Elbasanit me lagjen "Nshu" të këtij qyteti, pranë Tregut Agroushqimor. Për pasojë janë plagosur 2 persona.

Në vendin e ngjarjes ndodhen disa makina policie dhe ende nuk janë plotësish të qarta rrethanat e aksidentit.

Të plagosurit nga aksidentet e mësipërme janë transportuar drejt spitaleve respektive dhe po marrin ndihmën mjekësore.

EMISIONET