Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, ku dy automjete janë përplasur mes tyre.

Aksidenti është regjistruar në afërsi të Milotit dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar. Makinat kanë rrëshqitur nga prezenca dëborës në rrugë.

Si pasojë e aksidentit, Rruga e Kombit është bllokuar për disa minuta.

 

/Ora News.tv/