Përplasen makinat në aksin Ura Vajgurore-Fier, tre të plagosur

Përplasen makinat në aksin Ura Vajgurore-Fier, tre të plagosur

Tre persona mbetën të plagosur në një aksident në aksin rrugor Ura Vajgurore-Fier gjatë pasdites së sotme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15 në vendin e quajtur fshati Kutalli, ku automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin A.M, 61 vjeç , banues në fshatin Allambres është përplasur me mjetin tip "Citroen", me drejtues shtetasin F.Ç, 44 vjeç, banues në Fier.

Nga përplasja kanë mbetur të dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja shtetasja H.M, 61 vjeçe, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Berat.

Grupi hetimor, në vendgjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

EMISIONET